Paralajmërohet padi ndaj burrit të Albulena Haxhiut, Alban Krasniqit

Ehat Miftaraj nga IKD paralajmëron  padi ndaj  Alban Krasniqit i cili i ka quajtur anëtarët e IKD-së dhe të shoqërisë civile zëdhënës të Sami Lushtakut. “Ne këto do t’i adresojmë përmes padisë që i njëjti të rehabilitohet dhe të mos bëjë gabime në të ardhmen“, tha Miftaraj në një deklaratë për RTV21 “I njëjti duhet…

Lajme

12/11/2025 13:57

Ehat Miftaraj nga IKD paralajmëron  padi ndaj  Alban Krasniqit i cili i ka quajtur anëtarët e IKD-së dhe të shoqërisë civile zëdhënës të Sami Lushtakut.

“Ne këto do t’i adresojmë përmes padisë që i njëjti të rehabilitohet dhe të mos bëjë gabime në të ardhmen“, tha Miftaraj në një deklaratë për RTV21

“I njëjti duhet me i vertëtu, është në një parti që e ka në dorë policinë, inteligjencën artificiale, ATK-në, doganën e të gjitha nëse këto dyshime pretendon se janë të vërteta atëherë do të duhej që të adresohen përmes institucioneve dhe jo përmes adresimeve koti në Facebook“, u shpreh Miftaraj

Ai e quajti Krasniqin si abuzues me të drejtën e besimit publik.

“Abuzues që përhap gënjeshtra përhap mashtrime në publik jo vetëm për neve por edhe për media e të tjerë“, tha ai.