Christopher Gosnell emërohet gjyqtar në rastin ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë
Christopher Gosnell është caktuar si gjyqtari që do të udhëheqë procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili akuzohet për pengim të drejtësisë. Përveç Thaçit, në këtë rast të veçantë janë përfshirë edhe të pandehurit Bekim Smakaj, Rexhep Kilaj, Bajram Fazliu dhe Azem Kuçi. Pasi akuzat ndaj tyre nuk konsiderohen të rënda, kryetarja…
Lajme
Christopher Gosnell është caktuar si gjyqtari që do të udhëheqë procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili akuzohet për pengim të drejtësisë.
Përveç Thaçit, në këtë rast të veçantë janë përfshirë edhe të pandehurit Bekim Smakaj, Rexhep Kilaj, Bajram Fazliu dhe Azem Kuçi.
Pasi akuzat ndaj tyre nuk konsiderohen të rënda, kryetarja e Dhomave të Specializuara ka vendosur që çështja të gjykohet nga një gjyqtar i vetëm, dhe jo nga një trup gjykues me disa anëtarë.