AGK reagon ndaj gjuhës së Gërvallës për T7 dhe Leonard Kërçukun: E papranueshme dhe e padinjitetshme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka cilësuar si të papranueshme dhe të padinjitetshme gjuhën e përdorur nga zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla, ndaj Televizionit 7 dhe gazetarit Leonard Kërquki. “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e vlerëson si të papranueshëm dhe të padinjitetshëm për postin që mban, sulmin me gjuhë të ulët të…

Lajme

12/11/2025 11:26

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka cilësuar si të papranueshme dhe të padinjitetshme gjuhën e përdorur nga zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla, ndaj Televizionit 7 dhe gazetarit Leonard Kërquki.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e vlerëson si të papranueshëm dhe të padinjitetshëm për postin që mban, sulmin me gjuhë të ulët të zëvendëskryeministres në detyrë, Donika Gërvalla, ndaj Televizionit 7 dhe gazetarit Leonard Kërquki, autor i emisionit Pressing”.

AGK-ja përmes një reagimi ka dënuar ashpër “një fjalor të tillë nga një zyrtare e lartë e shtetit, që synon të minojë punën e televizionit dhe gazetarit, në një medium ku ajo vetë ka dhënë intervistë”.

Ky asociacion njëherësh i ka ftuar zyrtarët e Qeverisë në detyrë dhe përfaqësuesit e partisë shumicë të mandatit të kaluar që të tregohen të përmbajtur në reagimet e tyre publike, duke mos vazhduar me sulme frontale ndaj mediave.

“AGK-ja dënon çdo formë dhune dhe mungesë tolerance që manifestohet në transmetimet e drejtpërdrejta të debateve politike”, thuhet në reagim.