Fletëvotimi në Mitrovicë “teleportohet” nga Bare tek “Tuneli i Parë” – i kalon 9 kilometra, 7 fshatra

Dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë të Jugut sa vazhdojnë të rriten. Zyrtari i PDK-së, Adil Behramaj ka publikuar faktin e fundit, transmeton lajmi.net. Një fletëvotim nga fshati Bare është gjetur në qendrën e votimit “Tuneli i Parë”. Diferenca mes këtyre dy vendvotimeve është 9 kilometra. 7 fshatra janë në mes tyre. Behramaj me…

Lajme

12/11/2025 10:56

Dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë të Jugut sa vazhdojnë të rriten.

Zyrtari i PDK-së, Adil Behramaj ka publikuar faktin e fundit, transmeton lajmi.net.

Një fletëvotim nga fshati Bare është gjetur në qendrën e votimit “Tuneli i Parë”. Diferenca mes këtyre dy vendvotimeve është 9 kilometra.

7 fshatra janë në mes tyre. Behramaj me ironi për distancën mes këtyre dy vendvotimeve ka shkruar: Ky fletëvotim nga Bare qenka shëtitur 9 kilometra, i paska vizituar 7 fshatra dhe paska përfunduar në Tunel të Parë. Tybe unë s’di kur kam ecë kështu. Ma shumë liri fletëvotimi sesa zgjedhjet në Mitrovicë! Falë kujdesit të hajnave të Faton Pecit, Qeverisë dhe KQZ-së, demokracia dhe zgjedhjet atje u shndërruan në aventurë.”, tha ai.

PDK ka dorëzuar kërkesë në PZAP për të gjitha këto parregullësi dhe ka kërkuar rivotim në këtë komunë./lajmi.net/