“Disa persona në Qeverinë Amerikane mendonin se ai ishte personi” – Hill e përmend emrin e Xhavit Halitin gjatë dëshmisë
Sot po zhvillohet dita e tretë e dëshmisë së ambasadorit Christopher Hill në Hagë. Hill në ditën e tretë të dëshmisë foli se sa vështirë e kanë pasur të gjejnë një person që mund të fliste në emër të UÇK-së, transmeton lajmi.net. Ai po ashtu tregoi se zyrtarë në Qeverinë Amerikane kishin dyshime se Xhavit…
Lajme
Sot po zhvillohet dita e tretë e dëshmisë së ambasadorit Christopher Hill në Hagë.
Hill në ditën e tretë të dëshmisë foli se sa vështirë e kanë pasur të gjejnë një person që mund të fliste në emër të UÇK-së, transmeton lajmi.net.
Ai po ashtu tregoi se zyrtarë në Qeverinë Amerikane kishin dyshime se Xhavit Haliti mund të ishte personi që mund të fliste në emër të UÇK-së.
“Nuk kishte një grup personash të organizuar mirë, që kishin hiearki komanduese. Kjo ishte përshtypja jonë gjatë gjithë kohës dhe fakti qe ne nuk mund të gjenim një person që do të fliste në emër të të tjerëve në fakt konfirmonte dyshimet tona. Prandaj, shkova në Shqipëri, duke shpresuar, emrin e kishte Xhavit Haliti, sepse menduam që mund të ishte ai personi, sepse disa persona në Qeverinë Amerikane që ky është personi, që kryen disa funksione të caktuara apo që siguron armë për persona. Në bisedat me të, ai nuk na tregoi shumë dhe unë fillova të dyshoj se ai po fsheh diçka, por asgjë nuk u konfirmua asnjëherë.”
“Disa prej udhëtimeve, në Shtime, në vend të ngjashme, të gjitha udhëtimet i kemi bërë për të zbuluar një person që mund të fliste në emër të organizatës, por që nuk ndodhi asnjëherë.”, tha Hill./lajmi.net/