Hill për Demaçin: Mendonte se kishte vuajtur më shumë se të tjerët dhe i takonte një rol komandues, unë nuk e doja këtë sepse ishte i vështirë për bashkëpunim

Sot në Hagë po jep dëshminë e tij ish ambasadori amerikan, Christopher Hill. Ai është pyetur nga trupi gjykues për mendimin e tij për Adem Demaçin, mendim ky që tha se nuk ishte vetëm i tij por i përfaqësuesve të SHBA-së. “Ai ishte gjithmonë shumë i rreptë, shumë striktë për çdo temë. Kishte një lloj…

Lajme

12/11/2025 10:25

Sot në Hagë po jep dëshminë e tij ish ambasadori amerikan, Christopher Hill.

Ai është pyetur nga trupi gjykues për mendimin e tij për Adem Demaçin, mendim ky që tha se nuk ishte vetëm i tij por i përfaqësuesve të SHBA-së.

“Ai ishte gjithmonë shumë i rreptë, shumë striktë për çdo temë. Kishte një lloj mllefi se kishte qenë i burgosur dikur, dihej dhe njihej si një person me opinione shumë të forta dhe shumë të egra ndaj Serbisë. Jo vetëm në Kosovë por edhe pjesa tjetër e Jugosllavisë e dinin këtë. Ai nuk kishte një person me të cilin mund të bashkëpunoje, nuk kishte një person me të cilin mund të punoje me një dokument, kishte opinione shumë të forta lidhur me disa rrethana. Shumë mirë që kishte opinionet e veta dhe iu qëndronte fortë, por në aspektin e bashkëpunimit ishte shumë i vështirë, dhe ne nuk ishim të interesuar ta promovonim atë si person”, tha Hill.

Ai tha se ata nuk e donin në ekip për negociata Demaçin, pasi që Hill tha se e kishte takuar disa herë pasi kishte mendime të forta dhe mund të kishte shumë ndikim, dhe se nuk do donte që të mos e njihte apo të mos i dinte mendimet e tij.

“Duhet të kuptoni që në mungesë të sistemit komandues, sigurisht që kishte një lloj lufte për pozicione mes personave, edhe ai mendonte se ai kishte vuajtur më shumë se të tjerët dhe i takonte një rol komandues.  Nuk më takonte mua të caktoja se kush do të ishte person udhëheqës, por unë nuk doja që ai të konsolidonte këtë rol. Ishte shqetësim sepse, kur takohen amerikanët ata marrin një pozicion tjetër, kanë një lloj influencë. Kështu që, unë e takova personin që të shmangja ndonjë situatë dhe ai të shfrytëzonte takimin ë të avanconte pozicionin e vet. Mendoj se ai kishte problemet e veta me personat, dhe nuk mendoj se ia doli mbanë”, ka thënë Hill. /Lajmi.net/