Bajrami mbi dyshimet për manipulim me vota në Mitrovicë: Kushdo që ka prekur votat, e ka vendin në burg

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar për dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë të Jugut. Bajrami në postimin e bërë ka thënë se kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg, transmeton lajmi.net. Ajo ka kërkuar në mënyrë urgjente nga KQZ, Prokuroria, Policia dhe institucionet tjera që…

Lajme

12/11/2025 09:32

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar për dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë të Jugut.

Bajrami në postimin e bërë ka thënë se kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg, transmeton lajmi.net.
Ajo ka kërkuar në mënyrë urgjente nga KQZ, Prokuroria, Policia dhe institucionet tjera që të qartësojnë gjithçka që ka ndodhur.
Postimi i plotë:
Kushdo që ka prekur votat, kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg.
I bëj thirrje urgjente KQZ-së, Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese të veprojnë dhe të qartësojnë gjithçka që ka ndodhur në Mitrovicë.
Nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë si diçka normale një gabim i ashtuquajtur “teknik” në fletëvotime.
Askush nuk duhet të frikësohet nga zbardhja e së vërtetës. Procesi elektoral është lënduar dhe duhet sa më shpejt të ketë përgjigje dhe përgjegjësi!/lajmi.net/