Haxhi Avdyli: E pranoj që si Guxo kur garojmë ndaras, votuesi anon më shumë nga Vetëvendosje
Haxhi Avdyli nga radhët e Listës Guxo e ka pranuar publikisht që si Guxo kurdoherë që kandidojnë në zgjedhje, apo nëse do të dilte ndonjëherë ndaras nga Vetëvendosje, votuesi do të anonte më shumë nga VV-ja. Ani pse Faton Peci nga kjo listë fitoi në jug të Mitrovicës, ai thuajse votat i mori të gjitha…
Lajme
Haxhi Avdyli nga radhët e Listës Guxo e ka pranuar publikisht që si Guxo kurdoherë që kandidojnë në zgjedhje, apo nëse do të dilte ndonjëherë ndaras nga Vetëvendosje, votuesi do të anonte më shumë nga VV-ja.
Ani pse Faton Peci nga kjo listë fitoi në jug të Mitrovicës, ai thuajse votat i mori të gjitha nga Vetëvendosje.
“E pranoj që Guxo, sa herë do dilte në zgjedhje ndaras me VV, votuesi do anonte më shumë nga VV sepse dallimet mes nesh janë të vogla e bashkëpunimi i sinqertë. Por kurrë sdo kisha besu që kaq shpejt e kaq shumë Lumir Abdixhiku do e fuste LDK-në nën ombrellën e PDK-së. Kjo shkrirje mes tyre as parimore as programore, po krijon një PDK të fortë e një LDK ineksistente. Më shumë janë gëzuar e punuar LDK për fitoret e PDK-së se vetë PDK”,deklaroi Avdyli.
Ai tha se në zgjedhjet e ardhshme nacionale, votuesi sigurtë do të dërogj votën direct në PDK, se sa në mënyrë anësore përmes LDK-së.
“Asgjë e keqe ska këtu por veq ju uroj koalicioni PDK -LDK.Shihemi në zgjedhje të përgjithshme në të cilën është ndarë shapi prej sheqeri si asnjëherë më pare”./Lajmi.net/