Xhelal Sveçles i del punë me njeriun e Abdixhikut – ndalet, e fotografon dhe i thotë se s’lejohet të sillesh rreth shkollës me logon e LDK-së
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është ndalur sot para një qendre votimi dhe ka fotografuar një qytetar që kishte të vendosur një simbol të LDK-së. “Kjo nuk lejohet, LDK te shkolla nuk lejohet, rreth shkollës nuk lejohet”, i tha Sveçla qytetarit, raporton lajmi.net Qytetari iu përgjigj: “Ti me më fotografu nuk…
Lajme
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është ndalur sot para një qendre votimi dhe ka fotografuar një qytetar që kishte të vendosur një simbol të LDK-së.
“Kjo nuk lejohet, LDK te shkolla nuk lejohet, rreth shkollës nuk lejohet”, i tha Sveçla qytetarit, raporton lajmi.net
Qytetari iu përgjigj: “Ti me më fotografu nuk lejohet, ministër duhesh me i ditë ligjet ma i mirë, shihemi në gjykatë Xhelal”.
Më pas, Sveçla e fotografoi dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Ministri ka reaguar më pas edhe në Facebook, duke shkruar: “‘Institucionalistët’ në shkelje të ligjit për zgjedhjet para qendrës së votimit me simbol partiak. Panik!”/Lajmi.net/