Hapen qendrat e votimeve, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Zyrtarisht, janë hapur qendrat e votimeve në 18 komuna të Republikës së Kosovës, ku do të zhvillohet gara e balotazhit për kryetarë komunash. Si çdo herë tjetër, ishte ora 7, teksa në ndonjë qendër, aty-këtu, mund të ketë vonesë çastesh në hapje. Materiali zgjedhor u shpërnda qysh dje. Garës së balotazhit do t’i nënshtrohen komunat:…
Lajme
Zyrtarisht, janë hapur qendrat e votimeve në 18 komuna të Republikës së Kosovës, ku do të zhvillohet gara e balotazhit për kryetarë komunash.
Si çdo herë tjetër, ishte ora 7, teksa në ndonjë qendër, aty-këtu, mund të ketë vonesë çastesh në hapje.
Materiali zgjedhor u shpërnda qysh dje.
Garës së balotazhit do t’i nënshtrohen komunat: Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.
Nga ana tjetër, edhe Policia e Kosovës, nëpërmjet planit operativ, është angazhuar në kapacitetet e saj, për t’u siguruar që ky proces të shkojë në mënyrën më demokratike dhe pa ndonjë ekces.
Kujtojmë se të drejt vote në këtë raund kanë mbi 1 milion e 316 mijë votues.