“Jeni të parët që e merrni vesh”, Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh

Nancy Pelosi, kryetarja e parë dhe e vetme femër e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe një nga figurat më të fuqishme në politikën demokratike për dekada të tëra, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për rizgjedhje. “U them kolegëve të mi në Dhomë gjatë gjithë kohës, pavarësisht se çfarë titulli më kanë dhënë,…

Bota

06/11/2025 17:33

Nancy Pelosi, kryetarja e parë dhe e vetme femër e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe një nga figurat më të fuqishme në politikën demokratike për dekada të tëra, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për rizgjedhje.

“U them kolegëve të mi në Dhomë gjatë gjithë kohës, pavarësisht se çfarë titulli më kanë dhënë, nuk ka pasur nder më të madh për mua sesa të qëndroj në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të them: ‘Unë flas për popullin e San Franciskos’.

Më ka pëlqyer vërtet të shërbej si zëri juaj në Kongres dhe gjithmonë e kam nderuar këngën e Shën Françeskut. Kjo është arsyeja pse dua që ju, bashkëqytetarët e mi të San Franciskos, të jeni të parët që e marrin vesh. Nuk do të kandidoj për rizgjedhje në Kongres”, tha Pelosi, 85 vjeç, të enjten në një video që qëndronte si një letër dashurie për qytetin që ajo ka përfaqësuar për gati 40 vjet në Uashington.