PDK në gjashtë komuna në balotazh, Krasniqi: Komunat tona meritojnë më mirë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar për balotazhin e 9 nëntorit, ku PDK garon në gjashtë komuna të Kosovës. Ai ka përmendur të gjithë kandidatët për kryetarë të PDK-së që do të garojnë në balotazh, Shaqir Totajn në Prizren, Arian Tahirin në Mitrovicë, Ferit Idrizin në Vushtrri, Sabedin Vishin në Kaçanik, Sokol Bashotën në…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar për balotazhin e 9 nëntorit, ku PDK garon në gjashtë komuna të Kosovës.
Ai ka përmendur të gjithë kandidatët për kryetarë të PDK-së që do të garojnë në balotazh, Shaqir Totajn në Prizren, Arian Tahirin në Mitrovicë, Ferit Idrizin në Vushtrri, Sabedin Vishin në Kaçanik, Sokol Bashotën në Klinë dhe Shaban Shabanin në Dragash, të cilët ka thënë se janë njerëz të ndershëm, kryetarë të zotë e të përkushtuar për të ardhmen e komunave të tyre.
“Kryetarët nga radhët e PDK-së kanë bërë punë të jashtëzakonshme edhe pa mbështetjen e nivelit qendror. Ata do të vazhdojnë të bëjnë punë edhe më të mirë me një qeveri që i mbështet të gjithë, pa dallim, siç bën PDK-ja. Prandaj, balotazhi i 9 nëntorit është një mundësi për vazhdimin e shembullit më të mirë të qeverisjes lokale që PDK e ka vendosur si standard në Kosovë, kudo që ka qeverisur. Kryetarët tanë janë të përcaktuar rreth vizionit të përbashkët për një Kosovë që zhvillohet së bashku me mirëqenien e qytetarëve të saj. Sepse 9 Nëntori është dita e qytetarëve. Dita e vlerave. Dita e fitores. Sepse komunat tona meritojnë më mirë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: