Moti për të dielën
E diela pritet të karakterizohet nga mot me diell dhe me vranësira të shpërndara nëpër gjithë territorin e Kosovës. Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 2 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 22-23 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi…
Lajme
E diela pritet të karakterizohet nga mot me diell dhe me vranësira të shpërndara nëpër gjithë territorin e Kosovës.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 2 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 22-23 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.
Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.
Në përgjithësi, e diela do të sjellë kushte të favorshme për aktivitete në natyrë dhe një fundjavë tipike vjeshtore me temperatura të buta./lajmi.net/