Hoxhaj i PDK-së: Në balotazh për Prishtinën vota ime shkon për Përparim Ramën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka folur për balotazhin që pritet të mbahet më 9 nëntor. Në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, Hoxhaj ka treguar qytetin e Prizerenit do të qeverisë edhe për një mandat kryetari aktual Shaqir Totaj.   “Në të dyja komunat kemi kandidatë…

Lajme

01/11/2025 23:33

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka folur për balotazhin që pritet të mbahet më 9 nëntor.

Në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, Hoxhaj ka treguar qytetin e Prizerenit do të qeverisë edhe për një mandat kryetari aktual Shaqir Totaj.

 

“Në të dyja komunat kemi kandidatë serioz z. Shaqir Totaj ka bërë një punë shumë të madhe për të ndryshuar dhe transformuar qytetin e Prizerenit, është një kryetar shumë serioz i qytetit të Prizrenit dhe e gëzon mbështetjen e tyre dhe jam i sigurt në Prizren Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do ta fiton balotazhin”, tha ndër të tjera Hoxhaj.

Ai ka folur edhe për kandidatin e Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, duke e cilësuar kandidat serioz dhe shpresë e re për këtë qytet.

“Arian Tahiri ka bërë një fushatë dinjitoze është një kandidat serioz është një shpresë e re për Komunën e Mitrovicës dhe jam i sigurt që do kemi suksese”, tha ai.

I pyetur se kënd do ta mbështet për kryetar të Prishtinës, Hoxhaj është përgjigjur se vota e tij do të shkojë për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama.

“Mendojë që i takon degës së Prishtinës që të merr vendim se kënd do të përkrahë. Nuk e di se me kënd është në komunikim z. Uran Ismaili si kryetar i degës. Por, nëse më pyet mua individualisht, vota ime do të shkojë për Përparim Ramën si qytetar i vetëm. Por, unë nuk marrë vendim për degën. Vendimet i merr vet dega e Prishtinës dhe ju takon atyre që të negocojnë”, tha ai.