Zemaj reagim ndaj Kurtit: Albin, shteti s’është i partisë, shteti është i të gjithëve!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Zemaj ka thënë se me këtë deklaratë u pa “fytyra e vërtetë e një pushteti që ndan qytetarët sipas përkatësisë partiake”, transmeton lajmi.net. “Sot u pa fytyra e këtij pushteti që ndan qytetarët sipas partisë. U tregua…
Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Zemaj ka thënë se me këtë deklaratë u pa “fytyra e vërtetë e një pushteti që ndan qytetarët sipas përkatësisë partiake”, transmeton lajmi.net.
“Sot u pa fytyra e këtij pushteti që ndan qytetarët sipas partisë. U tregua haptas se si janë bllokuar komunat që s’i udhëheq VV, duke ndalur zhvillimin dhe duke i ndëshkuar padrejtësisht qytetarët që paguajnë taksa, që kontribuojnë dhe mbajnë shtetin me punën e tyre”, shkroi Zemaj.
Ai e cilësoi këtë sjellje si “hakmarrje politike” dhe “thellësisht antidemokratike”, duke u bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë përmes votës.
“Koha është që qytetarët të reagojnë me vetëdije, me votë demokratike dhe me injorim ndaj përçarjes. Albin, shteti s’është i partisë, shteti është i të gjithëve!”, përfundoi Zemaj./lajmi.net/