Quni: Unë s’ndërroj anë, s’votoj për një Qeveri Kurti kundër vendimit të LDK-së
Deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se në asnjë rrethanë nuk del kundër vendimit të partisë së tij për të dhënë votën pro një Qeverie Kurti III. Ai tha se këtë reagim po e bën në përgjige të një deklarate të gazetarit Berat Buzhala mbrëmë në Pressing të T7 se Quni mund të jetë një…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se në asnjë rrethanë nuk del kundër vendimit të partisë së tij për të dhënë votën pro një Qeverie Kurti III.
Ai tha se këtë reagim po e bën në përgjige të një deklarate të gazetarit Berat Buzhala mbrëmë në Pressing të T7 se Quni mund të jetë një deputet i mundshëm që e jep votën pro Qeverisë Kurti kundër qëndrimit të partisë.
“Nuk e di nëse deklarimi i Z. Berat Buzhala ishte i pamenduar mirë apo me ndonjë qëllim të caktuar. Sidoqoftë, dua të jem shumë i qartë: Në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht, unë, Anton Quni, nuk do të ndryshoj anë, e as nuk do të votoj në të kundërtën e vendimit të Kryesisë së LDK-së”.
Ai tha se qëndrimi i tij mbetet i palëkundur në përputhje të plotë me vendimmarrjen e strukturave të partisë së tij.
Reagimi i plotë i Qunit:
Reagim ndaj deklaratave në T7
Dëshiroj të reagoj lidhur me një deklaratë të bërë nga Z. Berat Buzhala në një nga paraqitjet e tij në T7, gjatë diskutimeve se kush nga deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së mund të votojë për Qeverinë Kurti 3.
Në atë emision, Z. Buzhala e ka përmendur emrin tim si një deputet i mundshëm që do ta japë votën pro, duke vepruar jashtë qëndrimit zyrtar të LDK-së.
Nuk e di nëse deklarimi i Z. Berat Buzhala ishte i pamenduar mirë apo me ndonjë qëllim të caktuar.
Sidoqoftë, dua të jem shumë i qartë:
Në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht, unë, Anton Quni, nuk do të ndryshoj anë, e as nuk do të votoj në të kundërtën e vendimit të Kryesisë së LDK-së.
Qëndrimi im është dhe mbetet i palëkundur, në përputhje të plotë me vendimmarrjen e strukturave të partisë sime.
Një herë LDK, gjithmonë LDK!