Nusja dhe vajza rrahin vjehrrën/nënën në Pejë– njëra arrestohet, tjetra lirohet

Janë arrestuar dy femra kosovare pasi të njëjtat kanë sulmuar fizikisht vjehrrën, respektivisht nënën. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Njëra nga të dyshuarat është dërguar në mbajtje, kurse tjetra është arrestuar. “Pejë 31.10.2025-15:40. Janë arrestuar dy të dyshuara…

Lajme

01/11/2025 09:39

Janë arrestuar dy femra kosovare pasi të njëjtat kanë sulmuar fizikisht vjehrrën, respektivisht nënën.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

Njëra nga të dyshuarat është dërguar në mbajtje, kurse tjetra është arrestuar.

“Pejë 31.10.2025-15:40. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, pasi që të njëjtat kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare- vjehrrën respektivisht nënën. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një e dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa e dyshuara tjetër lirohet në procedurë të rregullt”, njofton PK.