Përparim Rama: Bekë Berisha dhe Aleanca më kanë dhënë përkrahje për balotazh
Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka marrë përkrahje nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, për garën e balotazhit në kryeqytet. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka bërë të ditur se është takuar sot me Berishën, të cilin e ka cilësuar si një lider që…
Lajme
Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka marrë përkrahje nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, për garën e balotazhit në kryeqytet.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka bërë të ditur se është takuar sot me Berishën, të cilin e ka cilësuar si një lider që ia do të mirën Prishtinës, raporton lajmi.net
“Sot pata një takim të këndshëm me Bekë Berishën, i cili më tha: ‘Kryetar, unë të përkrahi, më ke pas vetes mua dhe Aleancën.’ Nuk është marrëveshje, por përkrahje e drejtpërdrejtë, dhe neve na duhen pikërisht qytetarë e liderë të tillë, që ia duan të mirën Kryeqytetit dhe nuk mbajnë inat me njëri-tjetrin,” ka shkruar Rama./Lajmi.net/