Polica konfiskoi armë zjarri e thikë gjatë arrestimit të Arbër Havollit

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar Arbër Havollin, i dyshuari për vrasjen e 44-vjeçarit, Bashkim Spahiu, që ndodhi në Llapashticë të Epërme të Podujevës më 6 shtator të këtij viti. Havoli ishte në kërkim prej shumë kohësh dhe i njëjti u arrestua në Podujevë. Policia ka njoftuar se tek i njëjti gjatë kontrollit janë…

Lajme

24/10/2025 08:53

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar Arbër Havollin, i dyshuari për vrasjen e 44-vjeçarit, Bashkim Spahiu, që ndodhi në Llapashticë të Epërme të Podujevës më 6 shtator të këtij viti.

Havoli ishte në kërkim prej shumë kohësh dhe i njëjti u arrestua në Podujevë.

Policia ka njoftuar se tek i njëjti gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë.

“Njësitet policore kanë ndërmarrë një operacion në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar:  A.H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën në fjalë. Veprimet e mëtejme lidhur me personin e dyshuar do të merren në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/