Rama i pari, Çeku i dyti – Rezultati për Prishtinën sipas Exit Pollit të UBO Consulting

Sot, në të gjitha Komunat e Kosovës, nga ora 07:00 në mëngjes e deri në 19:00 janë mbajtur zgjedhjet lokale. Gjatë këtyre 12 orëve, qytetarët e të gjitha komunave të Kosovës kanë dal që të zgjedhin kryetarin e tyre për katër vite. Bazuar në EXIT Pollin e realizuar nga Ubo Consulting që është transmetuar në…

Lajme

12/10/2025 19:16

Sot, në të gjitha Komunat e Kosovës, nga ora 07:00 në mëngjes e deri në 19:00 janë mbajtur zgjedhjet lokale.

Gjatë këtyre 12 orëve, qytetarët e të gjitha komunave të Kosovës kanë dal që të zgjedhin kryetarin e tyre për katër vite.

Bazuar në EXIT Pollin e realizuar nga Ubo Consulting që është transmetuar në RTV Dukagjini, Prishtina shkon në balotazh.

Në Prishtinë, në balotazh shkojnë Përparim Rama dhe Hajrulla Çeku.

Rezultatet:

Përparim Rama – LDK: 34.3%

Hajrulla Çeku – VV: 32.1%

Uran Ismaili – PDK: 28.9%

Bekë Berisha- AAK: 2.8%

Besa Shahini – PSD: 1.7%