Elezi nga KQZ: Procesi i votimit ka nisur në të gjithë Kosovën, shfrytëzoni të drejtën e votës

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka dhënë informacionet e para nga ora e parë e fillimit të procesit të votimit Ai tha se në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë tashmë ka nisur procesi i votimit. Në këto zgjedhje do të garojnë gjithsej 38 komuna, me 2,067,998 votues në total. Numri i qendrave të…

Lajme

12/10/2025 08:18

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka dhënë informacionet e para nga ora e parë e fillimit të procesit të votimit

Ai tha se në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë tashmë ka nisur procesi i votimit.

Në këto zgjedhje do të garojnë gjithsej 38 komuna, me 2,067,998 votues në total. Numri i qendrave të votimit është 948, kurse numri i vendvotimeve 2625

Nga këto qendra, për votimit të rregullt përfshijnë 2571, kurse ato me kusht janë 38.

KQZ ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Elezi njoftoi se përmes platformës elektronike në KQZ mund ta kontrollojnë qendrën e votimit. Mbledhja e ardhshme e KQZ-së do të mbahet në orën 11:30.