“A të kanë thanë që prokurorja më bojke pyetje si me vra unë Liridonën” , Murseli qeshet derisa vëllai i Liridonës i bën pyetje dëshmitarit
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, ku i akuzuar kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli Sot, para trupit gjykues ka dëshmuar Valon Lluka, ndërsa ndaj tij ka pasur dy pyetje vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj. “Unë kam vetëm dy pyetje, mundësisht të më përgjigjeni me…

Lajme
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, ku i akuzuar kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli
Sot, para trupit gjykues ka dëshmuar Valon Lluka, ndërsa ndaj tij ka pasur dy pyetje vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj.
“Unë kam vetëm dy pyetje, mundësisht të më përgjigjeni me ‘po’ ose ‘jo’. Pasi kemi qëndruar bashkë në stacionin e policisë, ju keni deklaruar se keni shkuar së bashku me Naimin në Swiss. A e njihni personin e tretë që ka qenë me ju?”, pyeti Ademaj.
Lluka u përgjigj me “Jo”.
Pyetja e dytë e Ademajt ishte: “A është e vërtetë që kur keni shkuar në dhomën e hotelit në Swiss, Naimi ju ka thënë juve se prokurorja më ka bërë pyetje sikur me pas vra unë?”.
Lluka u përgjigj me “Po”.
Derisa Leonard Ademaj po parashtronte pyetje ndaj dëshmitarit, Naim Murseli është parë duke buzëqesh.