Drejtori i Policisë dhe Ambasadori i BE-së në Kosovë flasin për bashkëpunimin e institucioneve të sigurisë
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është pritur sot në takim nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, ku diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, me qëllim të forcimit të kapaciteteve dhe…

Lajme
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është pritur sot në takim nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, ku diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, me qëllim të forcimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të sigurisë për të gjithë qytetarët.
Gjatë takimit, Hoxha e njoftoi ambasadorin Orav për prioritetet strategjike të Policisë së Kosovës, përfshirë angazhimet në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, luftimin e krimit të organizuar, dhe përballjen me sfidat aktuale në fushën e sigurisë.
Sipas një njoftimi të Policisë, ky takim konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për institucionet e rendit dhe ligjit në Kosovë, si dhe gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha me interes të përbashkët.