Osmani për Kushtetuesen: Po presim aktgjykimin e plotë, jemi në kontakt me partitë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nuk pati shumë fjalë para mediave lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. “Është ende veç njoftim, momentin që publikohet aktgjykimi i plotë, ju thërrasim prapë”,  tha Osmani para gazetarëve. Ajo shtoi se është në komunikim të vazhdueshëm me partitë politike dhe shpreson që procesi…

Lajme

07/10/2025 15:47

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nuk pati shumë fjalë para mediave lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

“Është ende veç njoftim, momentin që publikohet aktgjykimi i plotë, ju thërrasim prapë”,  tha Osmani para gazetarëve.

Ajo shtoi se është në komunikim të vazhdueshëm me partitë politike dhe shpreson që procesi i formimit të institucioneve të përfundojë sa më shpejt.

“Jemi në komunikim me partitë vazhdimisht, do të jemi edhe në të ardhmen.  Po shpresoj që sa më shpejt do të përmbyllet komplet cikli i institucioneve funksionale”, u shpreh e para e vendit.