​Avokati i Popullit: Partneriteti me aleatët i nevojshëm për fuqizimin e të drejtave të njeriut

Avokati i Popullit organizoi takim me partnerët ndërkombëtarë për nder të përvjetorit të 25-të të themelimit të institucionit të Avokatit të Popullit. Avokati i Popullit, Naim Qelaj, shprehu nevojën që partneriteti me aleatët të fuqizohet dhe të vazhdojë edhe më tej në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut. Ai përmendi edhe sfidat që…

Lajme

01/10/2025 11:17

Avokati i Popullit organizoi takim me partnerët ndërkombëtarë për nder të përvjetorit të 25-të të themelimit të institucionit të Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, shprehu nevojën që partneriteti me aleatët të fuqizohet dhe të vazhdojë edhe më tej në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut.

Ai përmendi edhe sfidat që kohëve të fundit janë përballur, ndër të tjera edhe me mungesën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, i cili tha se institucioni i Avokati të Popullit shënon arritje të mëdha në drejtim të respektimit të drejtave të njeriut dhe barazinë në Kosovë.

“Ruajtja e pavarësisë së këtij institucioni do të thotë rritje e besimit publik”, tha ai.