Incident brenda Komunës së Prishtinës – Sami Salihu raportohet se e ka sulmuar Fehmi Kupinën!
Një incident i rëndë ka ndodhur sot brenda objektit të Komunës së Prishtinës, ku një përplasje fizike ka degjeneruar në dhunë. Sipas burimeve të Sinajlit pas seancës së Kuvendit Komunal ka shpërthyer një konflikt, ku Sami Salihu, djali i Fehim Saliut, ka goditur me shishe në kokë zyrtarin Fehmi Kupina, duke i shkaktuar lëndime të…

Lajme
Një incident i rëndë ka ndodhur sot brenda objektit të Komunës së Prishtinës, ku një përplasje fizike ka degjeneruar në dhunë.
Sipas burimeve të Sinajlit pas seancës së Kuvendit Komunal ka shpërthyer një konflikt, ku Sami Salihu, djali i Fehim Saliut, ka goditur me shishe në kokë zyrtarin Fehmi Kupina, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Për pasojë, Kupina ka përfunduar në spital.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash dhe ka shkaktuar tensione të mëdha brenda Komunës.