“Shuplaka” e fortë që Amerika i dha Qeverisë, Kurtit i duket ‘stërmadhim’ nga opozita – Krejt çka deklaroi ai një javë pas pezullimit të dialogut strategjik
Më 11 shtator, ditë e premte, Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën një vendim i cili ishte i pazakontë për Kosovën, dhe marrëdhëniet miqësore të cilat ishin ndërtuar ndër vite me ta. Ambasada e Amerikës në Kosovë njoftoi se SHBA-të, kanë vendosur pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, shkruan lajmi.net. Sipas kësaj ambasade, ky vendim…

Lajme
Më 11 shtator, ditë e premte, Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën një vendim i cili ishte i pazakontë për Kosovën, dhe marrëdhëniet miqësore të cilat ishin ndërtuar ndër vite me ta.
Ambasada e Amerikës në Kosovë njoftoi se SHBA-të, kanë vendosur pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, shkruan lajmi.net.
Sipas kësaj ambasade, ky vendim vjen për shkak të vendimeve të fundit të Qeverisë në detyrë, e cila udhëhiqet nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Ndonëse gjatë një jave reagoi dhe e komentoi këtë pezullim të dialogut strategjik çdo opozitar e gjithashtu reagime erdhën nga ndërkombëtarët, Kurti nuk e tha asnjë fjalë deri dje, një javë pas këtij vendimi.
Ai në një mbledhje të Qeverisë në detyrë, u deklarua për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti tha se sa i përket njoftimit nga SHBA javën e kaluar duhet qartësuar se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për dialogun Strategjik, e jo të dialogut si proces të nisur e as të komunikimit të rregullt që e kanë.