Blerje në “Dior” dhe “Burberry” me paratë e qytetarëve? Kryebashkiakja e Parisit akuzohet për shpenzime luksi
Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, është vënë në qendër të kritikave pas akuzave për përdorim të fondeve publike për qëllime personale, përfshirë blerjen e veshjeve luksoze me vlerë mbi 12,000 euro. Mediat franceze raportojnë se ajo ka shpenzuar gjithsej mbi 84,000 euro për rroba dhe udhëtime, të cilat më pas ka kërkuar që…

Bota
Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, është vënë në qendër të kritikave pas akuzave për përdorim të fondeve publike për qëllime personale, përfshirë blerjen e veshjeve luksoze me vlerë mbi 12,000 euro.
Mediat franceze raportojnë se ajo ka shpenzuar gjithsej mbi 84,000 euro për rroba dhe udhëtime, të cilat më pas ka kërkuar që t’i rimbursoheshin nga shteti, transmeton lajmi.net.
66-vjeçarja, e cila mban postin e kryebashkiakes që nga viti 2014, përballet me akuza për keqpërdorim të parave të taksapaguesve, pasi të dhënat e shpenzimeve të saj janë bërë publike nga organizata franceze kundër korrupsionit Mediapart.
Në një artikull të titulluar “Raportet e shpenzimeve: Anne Hidalgo është ende e zemëruar për transparencën”, organizata thekson disa prej blerjeve luksoze të saj, si një pallto Burberry me vlerë 3,067 euro dhe një blerje prej 2,300 eurosh në dyqanin e Dior.
Të dhënat janë siguruar përmes një kërkese për qasje në informacion nga grupi antikorrupsion Transparenca Qytetare. Ata pretendojnë se Hidalgo ka shpenzuar gjithsej 84,265 euro për rroba dhe shpenzime udhëtimi, shumë që nuk ishin bërë të ditura më herët për publikun.
Pavarësisht presionit për llogaridhënie, Hidalgo ka refuzuar të publikojë detaje të plota mbi shpenzimet. Ajo ka mbrojtur veprimet e saj duke deklaruar se blerjet janë bërë në mënyrë të ligjshme dhe në përputhje me rregulloret. Megjithatë, reagimet publike dhe politike kanë qenë të ashpra, duke e akuzuar për mungesë transparence dhe për keqpërdorim të burimeve shtetërore./lajmi.net/