Veteranët e UÇK-së mirënjohës ndaj James Rubin: Dëshmi e bazuar në të vërtetën

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për ish-zyrtarin e lartë amerikan, James Rubin, për praninë dhe gatishmërinë e tij që të dëshmojë në Dhomat e Specializuara në Hagë. Dëshmia e tij e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën, OVL thotë se është një dëshmi…

Lajme

15/09/2025 22:02

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për ish-zyrtarin e lartë amerikan, James Rubin, për praninë dhe gatishmërinë e tij që të dëshmojë në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Dëshmia e tij e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën, OVL thotë se është një dëshmi tjetër e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, në veçanti gjatë luftës sonë çlirimtare dhe në mbrojtje të vlerave të UÇK-së.

”Në emër të të gjithë veteranëve të UÇK-së, i shprehim falënderimin tonë të sinqertë z. Rubin dhe përmes tij, edhe popullit dhe shtetit amerikan, për përkrahjen e pakursyer që i kanë dhënë dhe i japin gjithmonë Kosovës”.