Përplasen dy mjete lundruese në Sarandë, lëndohen tre turistë të huaj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:10 në Sarandë. Mësohet se tre turistë të huaj kanë mbetur të plagosur, pasi dy lundruese në det pranë Kakomesë u përplasën me njëra tjetrën. Bëhet me dije se të plagosurit janë Charlotte Ann Richards nga Australia, Alit El Haj Sofian nga Franca dhe Bionde Catherine nga…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:10 në Sarandë. Mësohet se tre turistë të huaj kanë mbetur të plagosur, pasi dy lundruese në det pranë Kakomesë u përplasën me njëra tjetrën.
Bëhet me dije se të plagosurit janë Charlotte Ann Richards nga Australia, Alit El Haj Sofian nga Franca dhe Bionde Catherine nga Italia.
Për t’ju ardhur në ndihmë ndërhyri menjëherë Qendra Kombëtare e Kërkim Shpëtimit, duke i transportuar të plagosurit në Spitalin e Sarandës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Operacioni i shpëtimit u koordinua dhe u realizua në kohë reale nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit,Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare dhe Policia Kufitare Sarandë.