Për një mosmarrëveshje të mëhershme, dy persona gjuajnë me armë në drejtim të një veture

Dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture dhe më pas janë larguar. Nuk raportohet për të lënduar. “VRASJE NË TENTATIVË- Nadakovc, Vushtrri 13.09.2025-23:00. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar pas një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar dhe janë…

Lajme

14/09/2025 09:16

Dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture dhe më pas janë larguar.

Nuk raportohet për të lënduar.

“VRASJE NË TENTATIVË- Nadakovc, Vushtrri 13.09.2025-23:00. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar pas një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”