Prishtina Parking rinis punën me rregulla të reja për pagesa e gjoba
Ndërmarrja “Prishtina Parking” nga sot ka rikthyer funksionalitetin e saj të plotë, duke prezantuar një sistem të ri pagesash për parking dhe një mënyrë të re të shqiptimit të gjobave. Sipas zyrtarëve komunalë, kjo nismë synon të rregullojë kaosin në parkime dhe të vendosë një sistem më funksional për qytetarët. Qytetarët do të kenë tri…

Lajme
Ndërmarrja “Prishtina Parking” nga sot ka rikthyer funksionalitetin e saj të plotë, duke prezantuar një sistem të ri pagesash për parking dhe një mënyrë të re të shqiptimit të gjobave.
Sipas zyrtarëve komunalë, kjo nismë synon të rregullojë kaosin në parkime dhe të vendosë një sistem më funksional për qytetarët.
Qytetarët do të kenë tri opsione për pagesën e parkimit, përmes SMS, aplikacionit “Prishtina Parking”, dhe blerjes së një bilete fizike në lokacionet e vendosura pranë parkingjeve.
Në vend të bllokadave në vetura, të cilat ishin praktikë e zakonshme më parë, shoferët tani do të gjobiten drejtpërdrejt nga Inspektorati i Kryeqytetit dhe Policia e Kosovës.
Gjobat do të vendosen në veturë dhe do të përmbajnë edhe numrin e targave. Ato do të variojnë nga 30 deri në 100 euro, ndërsa nëse paguhen brenda 15 ditëve, shoferët do të kenë mundësinë ta paguajnë vetëm gjysmën e shumës.