Shukri Buja premton largimin e deponisë në Grackë dhe ndërtimin e parkut memorial
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka reaguar ndaj gjendjes aktuale në fshatin Grackë e Vjetër, ku është krijuar një deponi mbeturinash dhe hekuri në një vend me rëndësi historike për banorët. Në një postim në rrjetet sociale, Buja e ka quajtur këtë situatë “deponi turpi”, duke theksuar se bëhet fjalë për…

Lajme
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka reaguar ndaj gjendjes aktuale në fshatin Grackë e Vjetër, ku është krijuar një deponi mbeturinash dhe hekuri në një vend me rëndësi historike për banorët.
Në një postim në rrjetet sociale, Buja e ka quajtur këtë situatë “deponi turpi”, duke theksuar se bëhet fjalë për një fyerje ndaj historisë dhe kujtesës kolektive, pasi pikërisht në atë vend, më 1912, artileria serbe kishte rrafshuar fshatin.
“Veprimi im i parë si Kryetar i Lipjanit do të jetë largimi i kësaj deponie dhe ndërtimi i një parku memorial me obeliskë, për të nderuar sakrificën e popullit tonë”, ka deklaruar Buja.
Ai njëherësh është zotuar se gjatë mandatit të tij nuk do të ketë asnjë deponi ilegale në territorin e komunës së Lipjanit, duke e cilësuar këtë si një prioritet të rëndësishëm për mjedisin dhe jetën e qytetarëve.