Arrestohet një shtetas serb në Jarinje – prezantoi dokumente të falsifikuara

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinje, pasi dyshohet se ka tentuar të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës duke përdorur dokumente të falsifikuara. Rasti ka ndodhur më 09 shtator 2025, rreth orës 16:20, kur personi në fjalë ka prezantuar një letërnjoftim dhe patentë shoferi serbe, për të cilat ekziston…

Lajme

10/09/2025 09:22

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinje, pasi dyshohet se ka tentuar të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur më 09 shtator 2025, rreth orës 16:20, kur personi në fjalë ka prezantuar një letërnjoftim dhe patentë shoferi serbe, për të cilat ekziston dyshimi se janë të falsifikuara, transmeton lajmi.net.

Sipas Policisë së Kosovës, dokumentet janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga autoritetet përkatëse. Me vendim të prokurorit, shtetasit serb i është refuzuar hyrja në territorin e Kosovës dhe rasti po trajtohet në procedurë të rregullt ligjore.

Autoritetet njoftojnë se hetimet lidhur me këtë rast do të vazhdojnë dhe rasti është nën kompetencë të njësive përkatëse të Policisë së Kosovës./lajmi.net/