Mirlind Daku me dedikim romantik për ditëlindjen e Vesa Vllasaliut
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, feston sot (e hënë) ditëlindjen dhe siç pritej, dita e saj e veçantë ka marrë shumë urime nga miq, familjarë e ndjekës. Mes shumë urimeve, ka rënë në sy ai i futbollistit të njohur të Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, me të cilin prej kohësh qarkullojnë…

ShowBiz
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, feston sot (e hënë) ditëlindjen dhe siç pritej, dita e saj e veçantë ka marrë shumë urime nga miq, familjarë e ndjekës.
Mes shumë urimeve, ka rënë në sy ai i futbollistit të njohur të Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, me të cilin prej kohësh qarkullojnë zëra për një romancë.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht lidhjen, gjestet e vogla në rrjete sociale kanë bërë që dyshimet të shtohen çdo ditë e më shumë.

Në këtë rast të veçantë, Daku i ka bërë Vesës një dedikim të shkurtër, por që flet shumë.
“Urime ditëlindjen zemër”, ka shkruar ai, duke e shoqëruar me një mesazh plot ndjesi.
Ky urim ka ngjallur menjëherë reagime te fansat, duke i cilësuar si një ndër dyshet më simpatike të momentit.
Edhe pse mbetet për t’u parë nëse ata do ta bëjnë publike lidhjen, një gjë është e sigurt: mesazhet e tyre në rrjete sociale vetëm sa e forcojnë bindjen e ndjekësve se mes tyre ka më shumë se sa miqësi.
View this post on Instagram