Prizren: Arrestohet një person i kërkuar dhe i dënuar me dy vite e gjysmë burg për fajde

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga drejtësia, i cili ishte dënuar me dy vite e gjysmë burgim për veprën penale të fajdes. Arrestimi u krye nga Njësia e Ndërlidhjes me Gjykatën pranë Stacionit Policor në Prizren-Veri, pas veprimeve të koordinuara operative dhe hetimore. Personi i arrestuar është identifikuar si I.M., 49…

Lajme

02/09/2025 12:28

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga drejtësia, i cili ishte dënuar me dy vite e gjysmë burgim për veprën penale të fajdes.

Arrestimi u krye nga Njësia e Ndërlidhjes me Gjykatën pranë Stacionit Policor në Prizren-Veri, pas veprimeve të koordinuara operative dhe hetimore. Personi i arrestuar është identifikuar si I.M., 49 vjeç, banor i fshatit Krushë e Vogël, komuna e Prizrenit, transmeton lajmi.net.

Sipas Policisë, ndaj tij ishte lëshuar një vendim i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “Fajde”.

Pas arrestimit, i dyshuari është dorëzuar në institucionin korrektues, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar nga gjykata.

Policia e Kosovës thekson përkushtimin e saj për zbatimin e urdhër-arresteve gjyqësore dhe garantimin e sigurisë publike në vend./lajmi.net/