Përleshje fizike në mes 8 personave në Lipjan, përdoret edhe thika e arrestohen 4 prej tyre

Një vrasje në tentativë u raportua të ketë ndodhur mbrëmë në Lipjan. Policia ka arrestuar katër persona të dyshimtë pasi të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat. Gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet i mbrehtë (thikë). Si pasojë e përleshjes fizike, viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka edhe janë dërguar në…

Lajme

28/08/2025 09:08

Një vrasje në tentativë u raportua të ketë ndodhur mbrëmë në Lipjan.

Policia ka arrestuar katër persona të dyshimtë pasi të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat.

Gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet i mbrehtë (thikë).

Si pasojë e përleshjes fizike, viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka edhe janë dërguar në tretman mjekësor.

Tre nga viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, kurse njëri ka vazhduar për trajtim mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/