Dimal Basha, kryetar i ri i Kuvendit – Dikur e krahasonte Zotin me gjygym çaji e gomar
Sot, Dimal Basha është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës, pasi arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të votave për të udhëhequr institucionin më të lartë ligjvënës, transmeton lajmi.net. Megjithatë, në të kaluarën, Basha ka bërë disa deklarata që kanë ngjallur debat dhe janë konsideruar të çuditshme. Në një intervistë të dhënë vite…

Lajme
Sot, Dimal Basha është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës, pasi arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të votave për të udhëhequr institucionin më të lartë ligjvënës, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, në të kaluarën, Basha ka bërë disa deklarata që kanë ngjallur debat dhe janë konsideruar të çuditshme.
Në një intervistë të dhënë vite më parë, ai kishte vënë në pikëpyetje ekzistencën e Zotit, duke e krahasuar me një gjygym çaji apo edhe me një gomar.
“Pretendimi bëhet se ekziston një Zot dhe barra e dëshmisë bie mbi ta. Është njëjtë sikur të thoja se ekziston një gjygym çaji që sillet rreth një planeti 300 vite dritë larg nga këtu – më dëshmo se ekziston ai gjygym çaji. Duhet të fillojmë të besojmë në gjarprin që flet, në gomar…”, kishte deklaruar ai.
VIDEO:
Deklaratat e tilla kanë qenë objekt diskutimesh dhe kritikash në opinionin publik, sidomos tani që Basha mban një nga pozitat më të larta shtetërore në vend./lajmi.net/