Haradinaj: Nëse VV s’ka ma të mirë se Dimali, atëherë ky është niveli i tyre- por s’është preferencë e jona

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar pak para nisjes së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës. Haradinaj tha se kanë preferencë Glauk Konjufcën, ose emrat të tjerë të cilët kanë përmendur për t’u votuar nga ta. “Dimali s’është preference jonë, por ta shohim, ta shoshim.Ndoshta 20 është numër i përafërt, por ka shumë…

Lajme

26/08/2025 10:24

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar pak para nisjes së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj tha se kanë preferencë Glauk Konjufcën, ose emrat të tjerë të cilët kanë përmendur për t’u votuar nga ta.

“Dimali s’është preference jonë, por ta shohim, ta shoshim.Ndoshta 20 është numër i përafërt, por ka shumë të tjerë s’du t’i përmendi e mos të shkaktojmë irritim brenda tyre se po mendojnë se nëse i përmendim s’bën me i kandidu, por ka plotë.

Mund t’ia japim edhe Dimalit, por mendojmë se VV-ja ka opsione të tjera. Nuk e di për besë s’kemi vendosur ende, ta sqarojmë në kryesi”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se do të kishin dëshirë që të jenë ata që i kanë përmendur nga Vetëvendosje, por mbetet të shihet.

“Profili i atij që udhëheq me Kuvendin është mirë të jetë dikush që gëzon respektin e autoritetin e plotëve”, deklaroi Haradinaj, shkruan lajmi.net.

Haradinaj deklaroi se i kanë preferencat e tyre, por mbetet të shohin.

“Nëse VV s’ka më të mirë se Dimali, e s’kanë më të mirë atëherë ky është niveli i tyre. Mundet edhe ky”./Lajmi.net/