KGJK dënon fuqishëm ndërhyrjet politike në PZAP: Presioni politik rrezikon të minojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka dënuar me shqetësim ndërhyrjet politikë ndaj PZAP, për çka thekson se çdo formë e presionit politik është e papranueshme dhe e rrezikshme. ”PZAP është institucion i pavarur dhe çdo tentativë për ta ndikuar atë përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe rendit kushtetues në vend. Tolerimi i këtij…

Lajme

22/08/2025 18:13

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka dënuar me shqetësim ndërhyrjet politikë ndaj PZAP, për çka thekson se çdo formë e presionit politik është e papranueshme dhe e rrezikshme.

”PZAP është institucion i pavarur dhe çdo tentativë për ta ndikuar atë përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe rendit kushtetues në vend. Tolerimi i këtij presioni politik rrezikon të minojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në institucionet e drejtësisë”, ka shkruar KGJK. 

KGJK ka kërkuar nga të gjithë që të ndalin menjëherë këto praktika të papranueshme dhe t’i adresojnë pakënaqësitë në mënyrë ligjore.

”Këshilli riafirmon angazhimin e tij të plotë për të mbrojtur pavarësinë institucionale dhe do të reagojë ndaj çdo forme presioni që cenon funksionimin e drejtë dhe të ligjshëm të sistemit gjyqësor”, thuhet mes tjerash në reagim. 

Ky reagim i KGJK-së ka ardhur pasi KQZ nuk e ka certifikuar Listën Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe shtetet e QUINT-it bashkë me BE-në, të cilët kane thënë sepërjashtimi i minoriteteve, minon parimet demokratike. /Lajmi.net/