Zyrtarja e lartë amerikane “urdhër” të prerë për Kurtin: Mos gabo t’a përjashtosh Listën Serbe nga zgjedhjet
E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ka shprehur shqetësim për tendencat që ka thënë ajo se janë shfaqur me qëllimin që partive serbe t’u ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në një deklarim pas takimit që ka pasur me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ajo ka thënë se e ka…

Lajme
E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ka shprehur shqetësim për tendencat që ka thënë ajo se janë shfaqur me qëllimin që partive serbe t’u ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në një deklarim pas takimit që ka pasur me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ajo ka thënë se e ka bërë të qartë që është tejet e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje.
“Unë ngrita shqetësimet tona me kryeministrin në detyrë mbi veprimet që kuptojmë se kryeministri në detyrë dhe Vetëvendosja po shqyrtojnë për të përjashtuar disa nga partitë politike nga pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme lokale. Për të qenë të qartë, ne besojmë se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e plotë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces dhe që ne jemi të shqetësuar për çdo përpjekje që do të kufizonte zgjedhjen e tyre. Këto pika i theksova sot me kryeministrin në detyrë dhe nënvizova vëmendjen e Shteteve të Bashkuara ndaj kësaj çështjeje”, tha Pratipatti.