“U pajtuam në disa çështje të mëdha” – Trump flet pas takimit me Putinin

Presidenti amerikan, Donald Trump në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij, Vladimir Putin ka komentuar takimin që kanë pasur. Ai ka thënë se janë pajtuar për çështje më të mëdha që kanë shtruar, ani pse nuk ka dhenë as edhe një detaj. “Kishim takim produktiv, u pajtuam në disa çështje të mëdha.…

Bota

16/08/2025 01:27

Presidenti amerikan, Donald Trump në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij, Vladimir Putin ka komentuar takimin që kanë pasur.

Ai ka thënë se janë pajtuar për çështje më të mëdha që kanë shtruar, ani pse nuk ka dhenë as edhe një detaj.

“Kishim takim produktiv, u pajtuam në disa çështje të mëdha. Pas marrëveshjes do të thërras NATO-n, dhe presidentin Zelenskyn pas marrëveshjes që arritëm. Kishim edhe përfaqësues të bizneseve ruse. Ne shikojmë edhe për këto mundësi”, ka thënë Trumpi.

“Gjithmonë kam pasur marrëveshje me Vladimirin. Kishim shumë takime të vështira.  Kanë mbetur disa çështje të vogla, një është më e madhe, por janë kryesisht të vogla”, ka thënë ai.