Sami Lushtaku prezanton listën e kandidatëve të PDK-së për Kuvendin Komunal në Skenderaj

Sami Lushtaku, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Skenderajt në zgjedhjet e 12 tetorit, ka prezantuar sot listën e kandidatëve të PDK-së për Kuvendin Komunal. Lushtaku tha se kjo listë përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme, të përkushtuar për të punuar në shërbim të qytetarëve dhe për zhvillimin e…

Lajme

15/08/2025 18:20

Sami Lushtaku, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Skenderajt në zgjedhjet e 12 tetorit, ka prezantuar sot listën e kandidatëve të PDK-së për Kuvendin Komunal.

Lushtaku tha se kjo listë përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme, të përkushtuar për të punuar në shërbim të qytetarëve dhe për zhvillimin e komunës.

Ai theksoi se përmes bashkimit, besimit dhe një vizioni të qartë për një Skenderaj më të drejtë dhe të zhvilluar, ekipi i tij do të vazhdojë punën për projekte zhvillimore, transparencë dhe interesin e qytetarëve.

Lushtaku shprehu bindjen se me këtë ekip do të sigurohet një e ardhme më e mirë për banorët e komunës.

Postimi i plotë: 

Sot, si kandidat për kryetar të komunës së Skenderajt në zgjedhjet e 12 Tetorit, kam kënaqësinë të prezantoj listën e kandidatëve tanë për Kuvendin Komunal, një listë që përfaqëson qytetin dhe të gjitha bashkësitë tona lokale.
Kjo është një listë e mbushur me profesionistë të fushave të ndryshme, me njerëz të përkushtuar dhe të vendosur për të punuar për të mirën e përbashkët përmes unitetit, besimit dhe vizionit për një Skenderaj të zhvilluar e të drejtë.
Me këtë ekip, ne jemi të bindur se do të vazhdojmë rrugën e zhvillimit, duke i dhënë prioritet punës dhe projekteve zhvillimore, transparencës dhe interesit të qytetarëve tanë! SL./lajmi.net/