Xhaferi i LDK-së: Nuk votoj asnjë kandidat të VV-së për kryeparlamentar, Haxhiu e ka konsumuar të drejtën e saj

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka bërë me dje se nuk ka votë për asnjë kandidat të VV-së për kryetar të Kuvendit. Ai ka treguar se nuk do të bëjë këtë edhe nëse LDK-ja dhe VV-ja bëjnë marrëveshje për konstituim të Kuvendit. Në emisionin “InfoNata” ai ka thënë asnjëherë nuk do të votojë persona që…

Lajme

15/08/2025 09:28

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka bërë me dje se nuk ka votë për asnjë kandidat të VV-së për kryetar të Kuvendit.

Ai ka treguar se nuk do të bëjë këtë edhe nëse LDK-ja dhe VV-ja bëjnë marrëveshje për konstituim të Kuvendit.

Në emisionin “InfoNata” ai ka thënë asnjëherë nuk do të votojë persona që e kanë përçarë skenën politike dhe e kanë bllokua Prishtinën.

“Nuk e votojmë asnjë kandidat të LDK-së. Unë personalisht edhe po të ketë marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së nuk votojë persona që kanë përçarë skenën politike në Kosovë dhe persona që e kanë bllokuar Prishtinën. Këtë persona janë një pjesë e kabinetit qeveritar”, është shprehur ai.

Duke e komentuar aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton se një deputet për kryetar të Kuvendit nuk mund të votohet më shumë se 3 herë, ai ka thënë se deputetja Albulena Haxhiu e ka konsumuar këtë të drejt.

“Besoj që do të gjendet forcat dhe të tejkalohet situata dhe të ketë reflektim. Kanë mundësi të një marrëveshje politike. Ne jemi për konstituim, vendimet duhet të respektohen, votimi i hapur çel fronte të zgjidhje së problemit. Albulena Haxhiu nuk duhet të jetë më as propozim sepse i ka tejkalua kuotën e propozimit sipas aktgjykimit të Kushtetueses dhe besoj se do të ketë një kandidat tjetër”, ka thënë ai.