Vrasja në Gjilan, Sveçla: I indinjuar me trajtimin që institucionet e drejtësisë po iu bëjnë rasteve të tilla – Momenti i fundit që ato të reflektojnë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Gjilan, ku tre persona kanë mbetur të vrarë, një i plagosur dhe tre të dyshuarit po kërkohen nga Policia. Ai ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet ndërkaq ka thënë se është i…

Lajme

10/08/2025 19:25

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Gjilan, ku tre persona kanë mbetur të vrarë, një i plagosur dhe tre të dyshuarit po kërkohen nga Policia.

Ai ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet ndërkaq ka thënë se është i indinjuar me trajtimin që i bëjnë institucionet e drejtësisë rasteve të tilla, shkruan lajmi.net.

“Sipas informacioneve, i dyshuari kryesor i vrasjes së sotme ka qenë i arrestuar vitin e kaluar nga Policia e Kosovës për fajde, ndërkaq neglizhenca dhe tolerimi nga ana e sistemit të drejtësisë po na sjellin në pikën ku jemi sot. Është momenti i fundit që këto institucione të reflektojnë e të mos ketë tolerim për asnjë kriminel e asnjë veprimtari kriminale. Qytetarët duhet ta kenë shtetin garant të sigurisë dhe jo të ndihen të frikësuar”, ka shkruar Sveçla. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: