Dy shtetas të Shqipërisë tentuan të paguajnë me para të falsifikuara në pikë karburanti – arrestohen në Vërmicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Falsifikim i parasë”. Rasti është zbuluar më 7 gusht 2025, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Prishtinë. Sipas njoftimit zyrtar, dy të dyshuarit ishin furnizuar me derivate në një pikë karburanti dhe kishin kryer…

Lajme

07/08/2025 22:43

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Rasti është zbuluar më 7 gusht 2025, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, dy të dyshuarit ishin furnizuar me derivate në një pikë karburanti dhe kishin kryer pagesë me një shumë prej 50 euro, të gjitha në kartëmonedha nga 10 euro. Pas pranimit të pagesës, është vërejtur se 4 nga këto kartëmonedha ishin të falsifikuara, transmeton lajmi.net

Falë koordinimit të shpejtë të Njësisë për Mbështetje të Trafikut Rrugor, dy të dyshuarit janë lokalizuar dhe ndaluar në Pikën Kufitare në Vërmicë, teksa tentonin të largoheshin nga territori i Kosovës.

Gjatë kontrollit në veturën e tyre, policia ka gjetur edhe 780 euro të tjera, të gjitha të dyshuara si të falsifikuara.

Të dyshuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve mbrojtës. Me vendim të prokurorit të rastit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt./lajmi.net/