“Të lutem, më lironi” – Rrahet brutalisht një e mitur në Gjilan nga moshataret e saj, ato e filmuan aktin

Rrahet brutalisht një e mitur në Gjilan nga moshataret e saj,  identifikohen të dyshuarat që e tallën dhe filmuan derisa ushtronin dhunë Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Gjilan, ku një vajzë e mitur është rrahur nga disa moshatare të saj. Akti i dhunës është filmuar nga vetë të dyshuarat të moshës…

Lajme

07/08/2025 22:24

Rrahet brutalisht një e mitur në Gjilan nga moshataret e saj,  identifikohen të dyshuarat që e tallën dhe filmuan derisa ushtronin dhunë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Gjilan, ku një vajzë e mitur është rrahur nga disa moshatare të saj. Akti i dhunës është filmuar nga vetë të dyshuarat të moshës rreth 14-vjeçare, ndërkohë që viktima dëgjohet duke u lutur të lejohet të kthehet në shtëpi.

Derisa po qante, ajo është tallur dhe është detyruar të përsërisë më shumë se 10 herë fjalinë: “Të lutem, më lironi”. Pavarësisht lutjeve të saj, dhuna dhe poshtërimi ndaj saj kanë vazhduar.

Për rastin tronditës ndaj të miturës është në dijeni edhe Policia e Kosovës. Pamjet janë publikuar edhe në disa media.

VIDEO: