Mërgimtari me tabela “UÇK Hashim Thaçi” niset nga Gjilani drejt Prishtinës për të protestuar kundër Speciales
Një mërgimtar është parë duke u nisur nga Gjilani drejt Prishtinës me veturën e tij, e cila mban targa të personalizuara me mbishkrimin “UÇK Hashim Thaçi”, në shenjë mbështetjeje për protestën e paralajmëruar kundër Gjykatës Speciale në Hagë. Mërgimtari i bashkohet protestës që organizohet sot në kryeqytet nga ora 17:00, në përkrahje të ish-krerëve të…

Lajme
Një mërgimtar është parë duke u nisur nga Gjilani drejt Prishtinës me veturën e tij, e cila mban targa të personalizuara me mbishkrimin “UÇK Hashim Thaçi”, në shenjë mbështetjeje për protestën e paralajmëruar kundër Gjykatës Speciale në Hagë.
Mërgimtari i bashkohet protestës që organizohet sot në kryeqytet nga ora 17:00, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me akuza në Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton lajmi.net
Organizatorët e protestës kanë theksuar se qëllimi është të shprehet pakënaqësia ndaj padrejtësive që po u bëhen liderëve të UÇK-së dhe të kërkohet një proces gjyqësor i drejtë e transparent./Lajmi.net/