Osmani pret sot në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të ShBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë sot në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker. Sipas njoftimit për media, takimi pritet të mbahet në ora 15:00 në Kabinetin e Presidencës. Gjithashtu është bërë e ditur se mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në fillim…

Lajme

02/08/2025 09:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë sot në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker.

Sipas njoftimit për media, takimi pritet të mbahet në ora 15:00 në Kabinetin e Presidencës. Gjithashtu është bërë e ditur se mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në fillim të takimit, transmeton lajmi.net

David A. Baker mbërriti të premten në Kosovë, në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në vend. Ai u prit nga e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Baker do të zhvillojë takim edhe me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci./Lajmi.net/