Ambasada italiane mbështet KFOR-in për operacionin e kërkimit në Ujman: Reaguan brenda kufijve të mandatit të tij
Ambasada e Italisë në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar në lidhje me operacionin e kërkim-shpëtimit të djeshëm të KFOR-it në Liqenin e Ujmanit. Kjo ambasadë ka shprehur mbështetjen e plotë për Misionin e KFOR-it dhe Komandantin e KFOR-it, i cili sipas ambasadës italiane ka vepruar brenda kufijve të mandatit të tij, shkruan…

Lajme
Ambasada e Italisë në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar në lidhje me operacionin e kërkim-shpëtimit të djeshëm të KFOR-it në Liqenin e Ujmanit.
Kjo ambasadë ka shprehur mbështetjen e plotë për Misionin e KFOR-it dhe Komandantin e KFOR-it, i cili sipas ambasadës italiane ka vepruar brenda kufijve të mandatit të tij, shkruan lajmi.net.
“Duke iu referuar rrëfimit në lidhje me operacionet e kërkim-shpëtimit të djeshme në liqenin e Ujmanit/Gazivodës, Ambasada e Italisë në Kosovë shpreh mbështetjen e saj të plotë për Misionin e KFOR-it dhe për Komandantin e KFOR-it, i cili veproi brenda kufijve të mandatit të tij, në dritën e rrethanave të pafat që bënë të nevojshme ndërhyrjen e ekipit për arsye humanitare.
Prandaj, Ambasada përsërit vlerësimin e saj të plotë për rolin pozitiv të luajtur prej kohësh nga misioni i KFOR-it në Kosovë”, ka shkruar ambasada e Italisë në Kosovë.
Një 33 vjeçar, mërgimtar ka humbur jetën të dielën pasi ka kërcyer nga Ura në Liqenin e Ujmanit. Që nga e diela, Policia e Kosovës, AME dhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit kanë qenë duke e kërkuar trupin e tij, ndërkaq dje i është bashkangjitur edhe KFOR-i bashkë me FSK-në, kur edhe është gjetur.
Prania e FSK-së në veri të Kosovës është bërë me leje nga KFOR-i, por kjo është promovuar nga partia në pushtet si arritje politike dhe kjo ka ngjallur reagim nga partitë opozitare në vend si dhe nga ndërkombëtarët.
Sipas ndërkombëtarëve, FSK ka shkuar në veri për një veprim humanitar dhe kjo nuk duhet të politizohet.
FSK për arsye të tilla, pra humanitare kishte qenë në veri edhe në vitin 2015 dhe kjo nuk është një gjë e re që nuk ka ndodhur më parë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i KFOR-it: